Loading…

Autostrada për Shkup vonohet për një vit

  • 03/11/2016 | 16:06

Autostrada për Shkup vonohet për një vit

Në vitin 2014 është nënshkruar kontrata për ndërtimin e autostadës Prishtinë-Shkup, me kompaninë ndërtuese Bechtel-Enka.

Kjo kompani ka paraparë që kjo rrugë të përfundojë për tri vjet, mirëpo në mungesë të buxhetit kjo autostradë do të vazhdojë punimet edhe për një vit, përkatësisht deri në fund të viti 2018.

Ky është lajmi i fundit që ka dhënë ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku për Ekonomia Online.

“Është e pamundur gjatë viti 2017 të financohen 300 milionë euro. Besoj që do të kemi një mirëkuptim, natyrisht qëndrimi jonë i parë, apo kërkesa jonë e parë ka qenë që ata të kenë mirëkuptim t’i kryejnë punët, por që ta shtyjnë vetëm afatin e pagesave, por që natyrisht t’i mirëkuptojmë se është vështirë që të barten 150 apo 200 milionë në vitin tjetër. Kështu që besojmë në një marrëveshje të shpejtë dhe pastaj do të akomodojmë obligimet tona apo kryerjen e punëve në përputhje me buxhetin e ndarë”, ka pohuar Zharku.

Kontrata e nënshkruar mes Qeverisë dhe Bechtel-Enka-s, për realizimin e segmentit të autostradës Prishtinë-Shkup, deri në Han të Elezit, kap shifrën 600 milionë euro.

Kjo shtyrje sipas Zharkut, po bëhet për të mundësuar financimin e projekteve të reja infrastrukturore, qoftë rrugëve regjionale, nacionale, por edhe atyre komunale. Ai gjithashtu deklaroi se nga buxheti i vitit 2017 janë ndarë edhe mjetet për autostradën që do të bëhet për Gjilan.

lutfi-zharku

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë