Loading…

Përfundimi i autostradës Shkup-Bllacë pritet të ndodhë në vitin 2022

  • 29/10/2020 | 14:09

Përfundimi i autostradës Shkup-Bllacë pritet të ndodhë në vitin 2022

Republika e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut së shpejti do të arrijnë marrëveshje për krijimin e një pike të përbashkët kufitare që mundëson lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve ndërmjet këtyre dy shteteve.

Derisa deri në vitin 2022 do të përfundojë ndërtimi i autostradës në pjesën e mbetur në Maqedoninë e Veriut që lidhë me Kosovën.

Kështu tha ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pas takimit me ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski.

Ministri Abrashi tha se temë diskutimi me homologun e tij ishte ndërtimi i infrastrukturës rrugore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Gjithsesi se do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme mes dy qeverive me prioritet të lartë, është pika e përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo pikë kufitare ka me ndikuar që njerëzit dhe bizneset të cilat e shfrytëzojnë këtë rrugë koha e pritjes do të jetë shumë më e shkurtë sesa aktualisht që është tani. Rrjedhimisht do t’i ndihmojnë bizneset e të dy shteteve për integrim ekonomik”, tha Abrashi.

Ministri i Transportit të Maqedonisë Veriore, Blagoj Boçvarski, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, tha se lidhja regjionale është qëllimi i tyre, por edhe i Bashkimi Evropian.

Ministri Boçvarski shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Kosovën, si dhe përfundimin e autostradës Shkup-Bllacë.

“Përfundimi i autostradës pritet të ndodhë në vitin 2022, është një rrugë serioze për problemet me të cilat ballafaqohemi prej Shkupit deri tek pika kufitare me Kosovë. Pra, jemi në pritje që projekti të realizohet brenda tri viteve. Diskutuam për shumë tema aktuale dhe konkrete, besoj që gjatë mandateve tona qeveritare do të bëjmë zhvillim me të gjerë për shtetet tona. Qëllimi i parë për ne dhe BE është qasja regjionale për zhvillim ekonomik”, tha Boçvarski.

Ministri Abrashi në fund po ashtu tha se me ministrin maqedonas kanë diskutuar për temat që lidhen edhe me sektorin e transportit hekurudhor.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë