Loading…

Përfundimisht Real Madrid fillon spastrimin brenda ekipit, largon yllin e skuadrës

  • 08/07/2026 | 15:30

Përfundimisht Real Madrid fillon spastrimin brenda ekipit, largon yllin e skuadrës

Real Betisi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit Fran Garcia, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.


Sipas tij, klubi madrilen do të përfitojë katër milionë euro nga shitja e mbrojtësit të majtë, ndërsa ka ruajtur edhe 50 për qind të vlerës së një transferimi të ardhshëm të lojtarit.

Kontrollet mjekësore për 26-vjeçarin tashmë janë caktuar, pasi lojtari ka dhënë pëlqimin për t’iu bashkuar klubit nga Sevilla.

Fran Garcia pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2030.

Mbrojtësi spanjoll do të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Manuel Pellegrini, e cila sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Reali pritet të jetë mjaftë aktive në treg ngase synon edhe disa shitje si Edouardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Ferland Mendy dhe Gonzalo Garcian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë