Loading…

Përfundimtare: Memli Krasniqi tregon nëse do të jetë kandidati i PDK’së për Prishtinën

  • 19/08/2017 | 16:38

Përfundimtare: Memli Krasniqi tregon nëse do të jetë kandidati i PDK’së për Prishtinën

Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në një proces të përzgjedhjes së kandidatit që do të garojë për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale, që janë caktuar të mbahen më datën 22 tetor.


Ndër emrat e përfolur ka qenë edhe ministri në detyrë, Memli Krasniqi, bashkë me Blerand Stavilecin e emra të tjerë të PDK’së.

Vet Memli Krasniqi, e ka konfirmuar për Klan Kosova se nuk do të jetë ai që do ta sfidojë Shpend Ahmetin për karrigen e të parit të Prishtinës.

“Jo nuk jam kandidati i PDK’së. Këtë e kam konfirmuar deri tash së paku 20 herë”, ka thënë Krasniqi.

Favoriti kryesor për ta marrë të drejtën për të kandiduar në Prishtinë llogaritet Lirak Çelaj, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të qenë kandidat për Prishtinën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë