Loading…

Përfundon derbi i Madoninës: Ibrahimovic gjunjëzon Interin dhe vesh qytetin ‘Kuq e Zi’

  • 17/10/2020 | 20:08

Përfundon derbi i Madoninës: Ibrahimovic gjunjëzon Interin dhe vesh qytetin ‘Kuq e Zi’

Zlatan Ibrahimovic është heroi i ‘Derby della Madonnina’.


Milan ka shënuar fitore me rezultatin 1:2 në përballjen kundër Inter.

Derbi i qytetit të Milanos u vendos nga Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi dy gola, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, Ibra shënoi në minutën e 12’, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke shfrytëzuar topin e kthyer nga Handanovic.

I njëjti lojtar doli në skenë edhe katër minuta më vonë, duke shfrytëzuar harkimin e Rafael Leao për të çuar topin në rrjetë për 2:0.

Inter ktheu shpresat në minutën e 28’, kur Romelu Lukaku shënoi për 2:1.

‘Zikaltrit’ rrezikuan edhe disa herë të tjera, por fati nuk ishte me ta në këtë takim.

Duhet përmendur edhe faktin se VAR i anuloi një penallti skuadrës së Inter, duke qenë një pikë vendimtare në këtë takim.

Me fitoren e sontme, Milan shkon tashmë në maksimumin e pikëve pas katër ndeshjeve (12), kurse Inter mbetet me shtatë pikë të grumbulluara.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë