Loading…
Përfundon derbi mes Dritës dhe Gjilanit, ky është rezultati përfundimtar
  • 16/02/2019 | 15:33

Përfundon derbi mes Dritës dhe Gjilanit, ky është rezultati përfundimtar

Skuadra e Dritës ka arritur fitore në derbin e zjarrtë ndaj rivalit lokal, SC Gjilani, transmeton Gazeta Metro.


Derbi filloi me një minutë heshtje në nderim për tifozin e ndjerë të ”Skifterave”, Leonit Osmani.

Po zhvillohej minuta e tetë e ndeshjes kur Drita arriti që të kalojë në epërsi me golin e shënuar nga Ardian Limani, me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Gjilani arriti ta barazoi rezultatin në minutën e 69-të me golin e shënuar nga Fiton Hajdari, por kjo zgjati vetëm dy minuta pasi që ishte Kyrian Nwabueze i cili e riktheu epërsinë e ”Intelektualeve”, kurse golin i tretë dhe i rezultatit përfundimtar 3-1 u shënua nga Erion Vucaj në minutat shtesë.

Pas kësaj fitore, Drita tani ka 26 pikë dhe renditet në pozitën e pestë, me vetëm një pikë më pak se Gjilani që ndodhet në vendin e katërt./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë