Loading…

Përfundon derbi në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina dhe Drita ndahen baras

  • 12/07/2020 | 20:00

Përfundon derbi në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina dhe Drita ndahen baras

Para pak çastesh ka përfunduar ndeshja derbi mes Prishtinës dhe Dritës, me skuadrat që ndanë pikët sonte, shkruan Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30’të në kampionatin kosovar, prishtinasit dhe gjilanasit luajtën baras, një rezultat që shkon në favor të skuadrës së Ardian Nuhiut.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ka përfunduar me rezultatin 1-1. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Endrit Krasniqi në minutën e gjashtë.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në minutën e 80’të, me golin e shënuar nga Astrit Fazliu.

Drita tani ka 65 pikë dhe renditet në pozitën e parë, kurse Prishtina mbetet në pozitën e katërt me 58 pikë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë