Loading…

Përfundon grumbullimi i dëshmive për aksidentin tragjik në Bullgari

  • 20/01/2022 | 10:00

Përfundon grumbullimi i dëshmive për aksidentin tragjik në Bullgari

Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e rëndë me autobus në autostradën Struma në Bullgari dhe hetimi është nga fundi, raporton MIA. Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive të nevojshme për zbardhjen e të vërtetës objektive, deklaroi për BTA-në, zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva.


Incidenti ka ndodhur në fund të nëntorit, kur autobusi me regjistrim nga Republika e Maqedonisë së Veriut e përfshiu flaka me më shumë se 40 persona, mes tyre edhe fëmijë, dhe të gjithë e humbën jetën. Turistët kishin udhëtuar nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën e juridike në Shkup, me qëllim që  të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë