Loading…

Përfundon kriza për transferimet, vjen zgjidhja për regjistrimin e blerjeve të reja tek Barcelona

  • 11/08/2022 | 12:46

Përfundon kriza për transferimet, vjen zgjidhja për regjistrimin e blerjeve të reja tek Barcelona

Luftë kundër kohës ajo e Barcelonës për të federuar blerjet e reja para se të nisë kampionati spanjoll, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos ketë mundësi për t’u larguar me parametra zero.


ESPN dha alarmin dje se klubi katalan nuk mund t’i regjistrojë dot të gjithë afrimet e verës dhe emra si Kessie e Christensen mund të largohen sërish ashtu siç erdhën, me parametra zero, nëse nuk depozitohen kontratat.

Megjithatë Laporta u shfaq optimist dhe duket se klubi e ka gjetur zgjedhjen për të krijuar hapësira për federimin e të gjithë futbollistëve të rinj. Kështu sot pritet të depozitohet në ligë kontrata e shitjes së 24.5% të aksioneve të “Barca Studios”, për vlerën e 100 milionë eurove, vetëm pak ditë pasi shitën të njëjtën përqindje aksionesh.

Paralelisht me këtë lëvizje, po negociohet edhe me menaxherët e De Jong, Depay e Braithëaite, të cilët kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Barcelonë dhe synohet që të ndërpritet bashkëpunimi me të tre.

Për mesfushorin po negociohet një shitje te Chelsea, që do të konsolidonte jo pak financat e klubit, ndërsa dy sulmuesit mund të lihen të lirë, me një dëmshpërblim minimal. Të gjitha këto veprime, Barcelona synon t’i kompletojë brenda ditës së sotme, në mënyrë që nesër të dorëzojë në Ligë edhe kontratat me futbollistët e afruar këtë verë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë