Loading…

Përfundon manifestimi kulturor “Flaka e Janarit”

  • Nga

  • 01/02/2017 | 19:41

Përfundon manifestimi kulturor “Flaka e Janarit”

“Flaka e Janarit”, manifestimi kulturor që pasuron gjithë qytetarët me ekspozita të ndryshme artisike, ka mbaruar edhe për këtë vit.


Ky manifestim kulturor ka për qëllim kultivimin e vlerave të larta e më kulmore artistike, dhe nxitjen dhe stimulimin e artit. Ngjarje kjo kjo e cila me të madhe ndikon në krijimin e një identiteti artistik e kulturor, i cili, është vulë dhe emblemë e prezantimit tonë në botë, në aspektin kulturor.

Qyteti i cili e mirëpret këtë manifestim është Gjilani. Qytet ky i cili i hap dyer për festivalin e filmit të shkurtë, dramës, fotografisë, festivalin e muzikës popullore, festivalin e këngës për fëmijë e shumë aktivitete të tjera në shenjë nderimi të dëshmorëve, heronjve e martirëve të rënë për lirinë e Kosovës. Ngjarje këto të organizuara nga Komuna e këtij qyteti.

Gazetametro.net ka bërë një përmbedhje të të gjitha aktiviteteve që u prezantuan gjatë muajit janar, në qytetin e Gjilanit.

“Flaka e Janarit” nisi me Festivali e Filmit “Flaka Film” me 14 janar 2017, duke shfaqur filma, të dëshmuar me suksese në shumë festivale ku morën pjesë.

15965285_2209299382628459_8398562308730344791_nNë këtë Festival u shfaqen dy netë rradhazi filmat: Toka” me regji nga Ibrahim Dearit, “Biseda” me regjisor Gledis Bica,, “Lost in hope “ i regjisores Jehona Berisha, “Sekretet”nga regjisori Esat Fejza, “Besa e Konstandinit” i Bashkim Myftarit, dhe “The Eaters” i regjisorit Besim Ugzmajli“Unë jam biri i kurvës”, “Një pikë gjaku”, “Takimi”, “Bisedë me jetën”, “Piskama” dhe një film i shkurtër treminutësh i Burim Baftiut, bënë të ditur gazetametro.net

Me 17 janar është mbajtur ekspozita kolektive e artit pamor “Peneli i Flakës”, në sallën e Teatrit të Gjilanit

16142356_2210690709155993_4728257802650891281_n

Me 21 janar në sallën e Teatrit në Gjilan u mbajt Akademia përkujtimore për Presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova.

15977490_2213434642214933_1622592956894071675_n

Me 27 janar u mbajt “Talia e Flakës”, Festivali i Dramës Shqipe, ku Prishtina u prezentua me shfaqjen “Aktori në kuti”, pastaj u prezantua edhe Teatri Shqiptar nga Shkupi me shfaqjen “Darka e thërimeve” me autor Rafet Abazi, dhe regji nga Qëndrim Rijani.
16266056_2215914215300309_1221670498373235375_n
Me 28 Janar në Muzeun e Qytetit në Gjilan u mbajt “Trashëgimia e Flakës së Janarit”. Ruajtja dhe promovimi i vlerave të saj ku u grumbullua i gjithë materiali i 26 viteve të Flakës dhe u bë një monografi për Flakën e Janarit që nga fillimi e deri më sot.

16387028_1546517255388668_5150667707010147248_n

Me 29 janar u mbajt  Festivali i Fotografisë “Foto Flaka”, me fotografi artistike nga fotografist profesionist nga të gjitha trojet shqiptare ku u zgjedh fotografia më e mirë e festivalit. Këtë meritë e mori  Driton Vitia, me këtë fotografi:
20170129213114731600

Muzika epike e traditës shqipëtare ishte risi për herë të parë te ky aktivitet në kuadër të Flakës, i cili u mbajt me 29 janar në Muzeun e Qytetit. Në këtë aktivitet u prezantua një program shumë i pasur nga artistë të ndryshëm dhe me ligjëruesit,muzikologët Rreze Kryeziu,Kushtrim Jakupi, dhe Dilaver Kryeziu në fushën e muzikës epike së traditës dhe trashëgimisë së muzikës sonë dhe ruajtjen dhe kultivimin e saj.

16386947_2220169251541472_3625436440875938959_n

Me 30 janar është mbajtur edhe “Xixa Fest” kushtuar fëmijëve

16387008_2220667401491657_4933715130422096631_n

Po në këtë ditë u mbajt edhe “Pena e Flakës”, ku fitues i saj u zgjodh Agron Tufa, nga Tirana.

16298672_2220668481491549_1529446458503580620_n

Me festivalin e muzikës popullore “Fest Flaka” u përmbyll manifestimi kulturor në Gjilan. Këngëtarja Ylberina Abdyli u shpall fituese e këtij festivali. /gazetametro.net

16426124_2221371068087957_1052213731051621255_n

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë