Loading…

Përfundon mbledhja e LDK’së, Isa Mustafa merr mbështetje për demarkacionin

  • 12/04/2017 | 19:56

Përfundon mbledhja e LDK’së, Isa Mustafa merr mbështetje për demarkacionin

Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka rikonfirmuar qëndrimin pro ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.


“Ne diskutuam dy çështje që janë aktuale atë të përgatitjes së LDK-së për zgjedhje, dhe çështjen e qëndrimeve politike të LDK-së lidhur me Demarkacionin me Mailin e Zi dhe liberalizimin e vizave. Kishte diskutime të deputeteve dhe anëtarëve të kshtillit. Si LDK ne kemi pas qëndrimin e tona në përkrahje të plotë të Demarkacionit dhe vizave”, deklaroi Mustafa.

Ai nuk ka dhënë datë se kur do të procedohet demarkacioni në Kuvend, duke shtuar se kjo do të bëhet pas konsultimeve me PDK-në dhe Listën Serbe.

Kurse sa i përket mundësisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mustafa ka thënë se nuk është diskutuar pasi janë afatet ligjore dhe kushtetuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë