Loading…

Përfundon mbledhja e LDK’së, Zemaj tregon çka u diskutua

  • 09/06/2021 | 20:23

Përfundon mbledhja e LDK’së, Zemaj tregon çka u diskutua

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është diskutuar rreth nominimit të kandidatëve për kryetar të komunave.


Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj pas përfundimit të mbledhjes ka thënë se shumica e kryetarëve aktual të kësaj partie, janë rikandiduar sërish, raporton Demokracia.com.

“Në mbledhjen e kryesisë biseduam për përgatitjen dhe nominimin e kandidatëve për kryetar të komunave. Ishte një numër i të nominuarve që e morën edhe përkrahjen e kryesisë, kryetari del me një deklaratë të plotë. Shumica e kryetarëve që janë aktualisht, do të rikandidojnë”, ka thënë ai.

Mbledhja e LDK-së ka nisur në orën 18:00, dhe veç kësaj, janë diskutuar edhe puna e forumeve të kësaj partie.

Ndërkohë, pritet një deklaratë nga ky subjekt rreth organizimit të partisë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë  të vitit 2021.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë