Policia në Prizren ka iniciuar rast për prezentim të rrejshëm ndaj një personi, i cili po kryente punën e avokatit, duke shfrytëzuar licencën e vëllait të tij binjak.
Këtë rast policia e ka zbuluar gjatë intervistimit të një pale të dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, raporton gazetametro.net.
Në njoftimin e policiës thuhet se, njëri nga hetuesit ka kërkuar nga avokati të prezantohej dhe të tregonte licencën.
Pasi i njëjti e kishte treguar emrin dhe mbiemrin nuk e kishte deklaruar licencën dhe ky fakt e kishte vë në dyshime hetuesin i cili kishte hetuar më tej dhe kishte gjetur se avokati i paraqitur nuk kishte licencë nga Oda e Avokatëve dhe e kishte deklaruar emrin dhe mbiemrin e vëllait të tij binjak që ishte avokat i licencuar. Lidhur me këtë rast, policia, në konsultim me prokurorin e shtetit ka iniciuar rastin për Prezantim të rrejshëm. /gazetametro.net