Loading…

Përfundon numërimi i votave me kusht në Podujevë, ky është kandidati që mori më shumë vota

  • 27/10/2021 | 08:19

Përfundon numërimi i votave me kusht në Podujevë, ky është kandidati që mori më shumë vota

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta për Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Metro.


Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë më së shumti vota. Bulliqi ka siguruar 243 vota.

Ndërsa kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni ka marrë 204 vota.

Sipas infografikës së publikuar nga KQZ, kandidati i AAK për të parin e Podujevës, Besnik Tahiri mori 27 vota.

Kurse, kandidatja e PDK-së, Floretë Zjenullahu ka siguruar 13 vota.

Nga rezultatet e zgjedhjeve lokale të 13 tetorit, Komuna e Podujevës nuk mundi të nxjerrë kandidatin fitues për të parin e saj që do të qeverisë për katër vitet e ardhshme. Llapjanët edhe njëherë do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar për kryetarin e tyre. Më 14 nëntor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për komunat që shkuan në balotazh.

Kujtojmë që Bulliqi ka marrë numrin më të madh të votave edhe nga ato me postë.

Sipas KQZ-së Shpejtim Bulliqi ka marrë 161 vota, ndërsa Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë vetëm 25 vota./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë