Loading…

Përfundon numërimi i votave në QNR, nesër KQZ me rezultate përfundimtare

  • 05/11/2019 | 22:49

Përfundon numërimi i votave në QNR, nesër KQZ me rezultate përfundimtare

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora, vota këto që fillimisht nuk ishin proceduar për votim në QNR, transmeton Gazeta Metro.


Nga 1992 vota, sa ishin të vlefshme në 1806 pakot, mesë shumti vota kanë shkuar për LVV-në, 1154 vota, e dyta është LDK me 395 vota, PDK ka marrë 276 vota, koalicioni AAK-PSD 79 vota, koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë vetëm 26 vota.

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, sot Gjykata Supreme mori vendim për numërimin e këtyre 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që nesër të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Ndërkohë sonte në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përfundoi numërimin e fletëvotimeve nga mërgata, vota këto të cilat fillimisht nuk ishin proceduar për numërim ne QNR, por sot numërimi i tyre filloi pas vendimit të Gjykatës Supreme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë