Loading…

Përfundon pjesa e parë ndërmjet Barcelonës dhe Rayo Vallecanos, ky është rezultati

  • 13/08/2022 | 21:58

Përfundon pjesa e parë ndërmjet Barcelonës dhe Rayo Vallecanos, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Rayo Vallecanos me rezultat të barabartë 0-0, transmeton Gazeta Metro.


Barcelona në 45 minutat e para të takimit dominoi totalisht Rayo Vallecanon në ‘Camp Nou’, ku krijoi edhe disa raste mjaft të mira për të kaluar në epërsi.

Katalunasit përmes sulmuesit, Robert Lewandowski arritën të realizojnë edhe gol në minutën e 13’të, por që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Rast të mirë në fund të pjesës së parë kishin edhe mysafirët me anë të anësorit, Alvaro Garcia, megjithatë i vëmendshëm u tregua Marc-Andre ter Stegen.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në kampionatin spanjoll u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera: Valladolid-Villareal 0-3 dhe Celta Vigo-Espanyol 2-2. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë