Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Klaksvik, me rezultat 2:0, shkruan Gazeta Metro.
Golin e parë për suharekasit e shënoi, Nazmi Gripshi pas një goditje të topit me kokë.
Ndërkaq golin e dytë e dha Meriton Korenica, me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Kjo është ndeshje e vlefshme për rrethin e tretë në Ligën Konferencë.
Suharekasit shpresojnë për fitore dhe shpresojnë gjithashtu për sigurimin në kalimin e fazës ‘playoff’. /gazetametro.net