Serbia ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kamerunit përmes mesfushorit, Sergej Milinkovic-Savic, transmeton Gazeta Metro.
Në minutat e fundit të pjesës së parë mesfushori i Lazios realizoi pas një goditje nga jashtë zonës.
Milinkovic-Savic goal alert 🫡
Doing what he does best for Serbia.
Stunning turnaround against Cameroon.#FIFAWorldCup
— Sacha Pisani (@Sachk0) November 28, 2022
Ndërsa, golin e barazimit për serbët e realizoi mbrojtësi, Strahinja Pavlovic tre minuta më herët.
Në anën tjetër, kombëtarja afrikane kishte shënuar në minutën e 29’të përmes mbrojtësit, Jean-Charles Castelletto.
Në këtë grup përveç Kamerunit dhe Serbisë janë edhe Brazili me Zvicrën. Këto dy kombëtare do të takohen sot me njëra-tjetrën në ora 17:00. /gazetametro.net