Mjekësia Ligjore ka dorëzuar sot raportin e autopsisë për të ndjerin Astri Dehari tek Prokuroria Themelore në Prizren.
Ky është njoftimi që ka dhën Zyra e Prokurorit të Shtetit.
Në njoftim thuhet se pas pranimit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha e ka ftuar përfaqësuesin e familjes Dehari, avokatin Tomë Gashi, që së bashku me prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, gjatë ditës së sotme të vijnë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, për ta pranuar një kopje të raportit, si dhe për tu informuar për të gjeturat gjatë procesit të autopsisë.
“Për hir të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në konsultim me familjen Dehari ndërkohë do ta informoj opinionin publik me rezultatet e raportit të pranuar sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore”, thuhet tutje në njoftim./gazetametro.net