Ka përfunduar raundi i parë për votimin e presidentit, derisa kanë votuar 81 deputetë nga 84 sa janë në sallë, shkruan Gazeta Metro.
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka marrë 69 vota në këtë raund, derisa 12 nga to kanë qenë të pavlefshme.
Kundër-kandidati i Osmanit, Nasuf Bejta nuk ka marrë asnjë votë.
Pas dështimit të raundit të parë, Konjufca ka njoftuar se nuk është zgjedhur asnjëri kandidat për president, duke bërë që të kalohet në raundin e dytë./gazetametro.net