Loading…

Përfundon sezoni në Norvegji: Herolind Shala futet në formacionin e vitit

  • 03/12/2019 | 22:26

Përfundon sezoni në Norvegji: Herolind Shala futet në formacionin e vitit

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, është vlerësuar lartë këtë sezon në Norvegji, duke zënë vend në formacionin e vitit, transmeton Gazeta Metro.


Kampionati norvegjez, Eliteserien, ka përfunduar këtë javë, me Molden që është shpallur kampion për këtë sezon.

Skuadra ku aktivizohet mesfushori kosovar, Valerenga, e ka përfunduar sezonin në pozitën e 10’të me 34 pikë, me bilanc prej 8 fitoreve, 10 barazimeve dhe 12 humbjeve.

Pavarësisht lëndimeve që e lanë në shumë ndeshje, Herolind Shala ka arritur që të zë vend në formacionin e vitit të publikuar nga njëra ndër gazetat më të madhe norvegjeze, VG.no.

Në 21 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në kampionatin norvegjez, Herolind Shala ka arritur që t’i shënoi 6 gola dhe dhuroi 5 asistime./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë