Loading…
Përfundon takimi i Ekipit Negociator: Po punohet për platformën
  • 11/02/2019 | 18:10

Përfundon takimi i Ekipit Negociator: Po punohet për platformën

Ka përfunduar takimi i Ekipi Negociator të Kosovës për dialog me Serbinë, i cili ka për qëllim harmonizimin dhe finalizimin e platformës për dialogun, transmeton Gazeta Metro. 


Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si bashkëkryesues i ekipit për Dialogun, tha se delegacioni ka punë të përditshme për platformën.

Sipas tij, do të punohet edhe ditëve në vijim deri sa të plotësohet dokumenti për platformën e dialogut. Limaj shtoi se në momentin që përfundon platforma do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

“Për respekt që keni pritë. Duhet ta kuptoni që delegacioni ka punë ë përditshme me platformën.  Do kemi takime, shpresoj që nesër pasnesër ta plotësojmë dokumentin. Duhet ta kryejmë punën tonë. Nesër përsëri do punojmë. Janë disa detaje që po punojmë. Edhe paradite e pasdite nesër do punohet. Deri në fund të javës do t’i drejtohet kuvendit. Por nëse kryhet edhe nesër do ti drejtohet”, ka deklaruar Limaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë