Ka përfunduar tashmë takimi mes zyrtarëve të lartë të shtetit, që besohet se janë mbledhur me ftesë të presidentit Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Metro.
Pas përfundimit të këtij takimi, asnjëri nga ministrat e pranishëm nuk kanë pranuar të deklarohen rreth asaj se çfarë është diskutuar në tryezë.
Ky takim mes krerëve institucionalë të shtetit u zhvillua vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dërguan një letër të ashpër zyrtarëve shtetëror kosovarë.
Nga aty kërkohej që taksa 100% ndaj produkteve serbe të pezullohet në të kundërtën raportet SHBA-Kosovë do të zbehen.
Krerët e shtetit janë mbledhur sot në një restorant në Prishtinës, pas letrës së dërguar sot në adresë të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Amerika prish raportet me Kosovën për taksë: S’mund të besojmë që s’po na dëgjoni