Loading…

Përfundon takimi i liderëve të vendit, Veseli tregon se çfarë u bisedua

  • 11/02/2019 | 13:31

Përfundon takimi i liderëve të vendit, Veseli tregon se çfarë u bisedua

Takimi urgjent i thirrur sot prej orës 12:00 nga Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka përfunduar para pak minutash mes liderëve të vendit, transmeton Gazeta Metro.


Siç ka raportuar edhe më herët Metro, takimi është mbajtur në kabinetin e Kryeparlamentarit Veseli, ku të pranishëm kanë qenë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin

Veseli ka thënë këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të Dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut.

Ndërkohë që Veseli dhe liderët e vendit po zhvillojnë takime në lidhje m evendosjen e një Platforme për Dialogun, Serbia nuk do ta fillojë atë pa e pezulluar taksën ndaj produkteve të tyre.

Kurse në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar masat ndaj Kosovës, ata fillimisht kanë refuzuar vizat për liderët e koalicionit qeverisës dhe dje kanë konfirmuar se kanë ndërprerë vizitën në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralit Timothy Orr./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë