Para pak çasteve ka përfunduar takimi ndërmjet kryeminsitrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.
Priten edhe deklarimet e tyre rreth takimit të sotëm.
Takimi zgjati për rreth dy orë, nën ndërmjetësimin europian.
Takimi u mbajt në vilën Biljana në Ohër.
Në BE kanë thënë se pas takimit do të ketë konferencë nga Jozef Borrell.
Kurti dghe Vucic, nisën takimin e përbashkët, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Paraprakisht, ata takuan ndaras shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Në agjendë janë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Një nga pikat e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ky asociacion, i dakorduar qysh në vitin 2013, do t’i mundësonte komunitetit serb të menaxhojë çështje të tilla si: zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe planifikimi urban dhe rural në zonat e tij.
Qeveria e Kosovës refuzon ta formojë, duke argumentuar se asociacionet njëetnike shkelin Kushtetutën e saj dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.
Qeveria e Serbisë, në anën tjetër, e sheh Asociacionin si mbrojtje të rëndësishme për serbët në Kosovë./gazetametro.net