Loading…

Përfundon takimi mes Kurtit – Lajcak dhe Hovenier

  • 06/02/2023 | 15:12

Përfundon takimi mes Kurtit – Lajcak dhe Hovenier

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.


Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur sot në ndërtesën e Qeverisë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë.

Siç thuhet në një komunikatë për media, temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.

Tutje thuhet se Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Ndër të tjerash, ai tha se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës në Bruksel të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë