Ka përfunduar takimi trilateral mes Albin Kurtit, Aleksandar Vucic dhe ndërmjetësuesve europianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak, transmeton Gazeta Metro.
Në këtë takim gati 12 orësh që u ndërmjetësua nga zyrtarët europianë, ishte në agjendë plani i zbatimit të propozimit europian për normalizimin e raporteve.
Deri më tani nuk ka informacione se çka u diskutua, por flitet se bisedimet kanë ngecur në çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mungesën e nënshkrimeve. Megjithatë, kjo nuk është e konfirmuar.
Pas pak pritet të dalë në konferencë për media Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe të jap detaje më të hollësishme.
Kosovo/Serbia: High Level meeting of the 🇪🇺 facilitated Dialogue in Ohrid is over. @JosepBorrellF will brief about the outcome shortly. Watch 🎥 live on EbS+ https://t.co/pthDGsCzZh
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 18, 2023
Takimet në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, nisën në orën 10:30.
Fillimisht, Kurti dhe Vucic, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit europianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.
Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë, po ashtu për shkak të një pauze.
Në pauzën e parë, ndërhyrje pati edhe emisari amerikan Gabriel Escobar, ku pati takime të veçanta me Kurtin dhe Vucicin.
Sipas burimeve të Gazeta Metro shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka anuluar fluturimin drejt Brukselit. /gazetametro.net
Borrell anuloi fluturimin, flitet që dialogu do të vazhdojë edhe nesër