Loading…
Përfundon takimi në Paris për Neymarin: Zbulohet kërkesa e PSG’së dhe oferta e Barcelonës
  • 13/08/2019 | 21:13

Përfundon takimi në Paris për Neymarin: Zbulohet kërkesa e PSG’së dhe oferta e Barcelonës

Ka përfunduar takimi i mbajtur sot(e martë) në Paris mes zyrtarëve të Barcelonës dhe Paris Saint-Germain lidhur me Neymarin, transmeton Gazeta Metro.


Delegacioni i Barcelonës i përbërë nga Javier Bordas, Eric Abidal dhe Andre Cury janë takuar sot me drejtorin sportiv të PSG’së, Leonardo, mirëpo nuk ka ende ndonjë arritje konkrete.

Sipas asaj që kë mësuar ‘Mundo Deportivo, Barcelona ka këmbëngulur që është e gatshme të shkëmbejë lojtarë të saj me Neymarin, pa paguar para, ndërsa PSG përveçse emra të veçantë, pretendon edhe një shumë të majme. PSG pelqejnë Coutinhon dhe Semedon, kurse katalunasit kanë ofruar Coutinhon dhe Rakiticin.

Gjithashtu raportohet se të premten do të takohen edhe presidentet e klubeve dhe mbetet të shihet nëse ata do të arrin ndonjë marrëveshje.

Për Neymarin raportohet se interesim ka shprehur edhe Real Madridi, por sulmuesi brazilian e dëshiron rikthimin në ‘Camp Nou’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë