Loading…

Përfundon tubimi i thirrur nga PSD, protestuesit shpërndahen të qetë

  • 29/01/2022 | 15:12

Përfundon tubimi i thirrur nga PSD, protestuesit shpërndahen të qetë

Ka përfunduar protesta e Partisë Social Demokrate (PSD) ndaj Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës, shkruan Gazeta Metro.


Protestuesit janë shpërndarë të qetë, teksa edhe protesta në përgjithësi ka qenë e qetë, përveç një konfrontimi të vogël.

Në tubim është vërejtur një numër jo i vogël i qytetarëve, teksa aty ka pasur edhe figura politike nga opozita, PDK e AAK.

Përplasje të lehta ka pasur kur anëtarë të PSD’së kërkuan që të afrohen tek shkallët e Qeverisë, mirëpo që këtë nuk e lejoi policia.

Sidoqoftë, pas insistimit të protestuesve, policia u kthye prapa dhe krerët e PSD’së u lejuan të mbajnë fjalim.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë së distribucionit KESCO. Molliqaj tha se për dy muaj kryeministri Albin Kurti i ka dhënë mbi 120 milionë euro kësaj kompanie.

Molliqaj në protestë tha se KESCO i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani.

“Kur liria pengohet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kur pabarazia shtypet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kryeministri aktual ka 10 vite që ka folur për dëmet e privatizimit të distribucionit. Askush më shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë favor kompanisë KESCO.  Për dy muaj ai i ka ndarë nga taksat tona nga buxheti hiç më pak se 120 milionë euro. A e dini si është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Siç thotë populli s’ngihen kurrë. Sa më shumë që i jep ma shumë dojnë dhe për këtë arsye kjo kompani e ka në plan që pas 120 milionëve që i ka marr deri më tani, ta bankrotojë KEK-un. Që tre muaj ajo ia ka borxh KEK-ut mbi 50 milionë euro”, tha Molliqaj.

Ndër të tjera kryetari i PSD-së e ka cilësuar si frikacak kryeministrin e Kosovës.

“Kurrë moment më të mirë nuk kish pas Qeveria e Kosovës sesa tash me e kthye distribucionin në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Por për ta bërë këtë duhet guxim politik e problem është kështu që brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, një tutc që veten e sheh si supermen.  E bash që është tutc është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shokë, as shoqe për me punu, ka veç instrumente me i përdor, por vetëm armiq për me i luftu”, tha ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë