Kanë përfunduar ndeshjet e para të grupit I për kualifikimet në Kampionatin Europian 2024, transmeton Gazeta Metro.
Kosova aktualisht gjendet në pozitën e tretë në renditjen tabelore me pikë të barabarta me Izraelin, kombëtare me të cilën barazoi sonte në Tel Aviv me rezultat 1-1.
Vendi i parë i takon Zvicrës që ‘shpartalloi’ Bjellorusinë në Novi Sad me rezultat të thellë 0-5.
Ndërkaq, Rumania që arriti të merrte pikët e plota në udhëtim kundër Andorrës pas fitores 0-2 është në pozitën e dytë në tabelë.
Ndeshjet e dyta të këtij grupi do të zhvillohen të martën me fillim nga ora 20:45.
Zvicra dhe Kosova janë nikoqir të Izraelit, respektivisht Andorrës kurse Rumania pret Bjellorusinë. /gazetametro.net