Loading…

Përgatisni kastravecë të mbushur freskues, janë shumë të shijshëm

  • 21/09/2022 | 15:13

Përgatisni kastravecë të mbushur freskues, janë shumë të shijshëm

Kemi recetën me të cilën shumë shpejt dhe lehtë do t’i përgatisni kastravecët e mbushur.


Përbërësit:

– 1 kastravec i madh,
– 100 g djathë krem,
– 2 thelpinj hudhre,
– 2 grushte mentë (majdanoz, borzilok, kopër)
– uthulle balsamike,
– kripë.

Përgatitja:

Përzieni djathin dhe fletët e grira të mentës (ose të erëzave të tjera bimore, sipas dëshirës) dhe hudhrën e grirë dhe hidhni kripë sipas dëshirës.

Skajet e kastravecit pritni, pritni nga njëra anë për së gjati në mënyrë që të mbetet dy të tretat e kastravecit.

Mund ta prisni edhe në mes, por do të duhet të përdorni më pak mbushje, gjithashtu mund ta qëroni dhe ta prisni për së gjati për t’i bërë rrathët më të butë.

Hiqeni mesin e kastravecit me një lugë të vogël, thajeni me një pecetë letre dhe mbusheni me fill.

Pritini kastravecin, futni një shkopth të vogël me një gjethe mente në secilën prej tyre. Kastravecin e mbushur e lyejmë me pak uthull balsamike dhe e shërbejmë.

Këshillë plus: Kastravecat e mbushura mund t’i dekoroni edhe me domate qershi, po ashtu mund të mbushni edhe domate ose speca në të njëjtën mënyrë.

Ju bëfshin mirë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë