Loading…

Përgatiten për 15 minuta: Biskota të shijshme me çokollatë

  • 24/01/2020 | 18:07

Përgatiten për 15 minuta: Biskota të shijshme me çokollatë

Në mëngjes dhe në mbrëmje, biskotat janë ushqimi që përdoren më së shumti nga njerëzit, shkruan Gazeta Metro.


Biskotat me çokollatë janë ato që përdoren më së shumti. Më poshtë keni një recetë se si ti përgatitni ato në shtëpi.

Përbërësit:

240g çokollatë për gatim
4 lugë gjelle gjalpë
2/3 gotës miell
½ lugë çaji pluhur për gatim
½ lugë çaji kripë
2 vezë
¾ gotës sheqer
1 lugë çaji sheqer vanilje
150g çokollatë e copëtuar

Përgatitje:
Fillimisht lëreni furrën të nxehet në 180 gradë Celsius dhe lëreni jashtë tabakun e pjekjes
Prejeni çokollatën në copa të vogla
Përzieni sheqerin, vezët dhe sheqerin e vaniljes për rreth 4 minuta
240g çokollatë shkrini me gjalpë në mikrovalë
Shtojeni çokollatën në përzierje dhe përzieni prapë ngadalë
Në një enë tjetër, përzieni miellin, pluhurin e gatimit dhe kripën. Pas përzierjes, shtojeni në enën me përbërësit tjerë dhe përzieni prapë
Çokollatën e mbetur shtojeni dhe përzieni
Biskotat vendosni rreth 5-7 centimetra larg njëra-tjetrës
Gatuani për 12-15 minuta.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë