Loading…

Përgatituni mirë: Në këtë ditë temperaturat shkojnë në -10 gradë dhe do të ketë borë

  • 04/12/2021 | 11:06

Përgatituni mirë: Në këtë ditë temperaturat shkojnë në -10 gradë dhe do të ketë borë

Sipas ‘AccuWeather’, ditën e martë në Kosovë, temperaturat do të shkojnë deri në -10 gradë Celsius, shkruan Gazeta Metro.


Uebfaqja që merret me parashikimin e motit, ka bërë të ditur se në Kosovë, nesër dhe gjatë javës së ardhshme mund të ketë reshje bore.

Sot në vend sipas kësaj uebfaqe, do të ketë mot me vranësira ku temperaturat maksimale do të jetë 5 gradë, ndërsa minimalja -1.

Të dielën në Kosovë pritet të ketë reshje bore, temperaturat maksimale do të jenë 8 gradë, ndërsa minimalet 4 gradë.

Të hënën do të jetë më ftohët dhe pritet vetëm reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 8 deri 0 gradë.

Ndërsa të martën përveç borës që do të bie, temperaturat do të jenë nga -10 gradë Celsius, deri në 1 gradë. a

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë