Loading…

‘Përgatituni për ‘ferrin’ e motit’: Ekspertët, ngjarjet ekstreme do jenë realiteti i ri

  • 01/11/2021 | 20:53

‘Përgatituni për ‘ferrin’ e motit’: Ekspertët, ngjarjet ekstreme do jenë realiteti i ri

Ngjarjet ekstreme të motit – duke përfshirë valët e fuqishme të të nxehtit dhe përmbytjet shkatërruese – do të jenë realiteti ynë i ri, paralajmëron Organizata Botërore e Meteorologjisë.


Raporti i Gjendjes së Klimës për vitin 2021 thekson se bota “është duke ndryshuar para syve tanë”. Mesatarja e temperaturës 20-vjeçare nga viti 2002 për herë të parë pritet të kapërcejë  1 gradë Celsius mbi  nivelet para-industriale për herë të parë.  Niveli i deteve në mbarë globin po kështu është rritur duke shënuar rekord të ri për 2021-shin, sipas studimit.

Këto të dhëna u publikuan më herët nga organizata e Metereologjisë, me qëllimin që të përkonin me nisjen e punimeve të konferencës së OKB-së për klimën në Glasgow të njohur si COP26. Raporti i Gjendjes së Klimës ofron një panoramë të plotë të treguesve të klimës duke përfshirë temperaturat, ngjarjet ekstreme të motit, ngritjen e nivelit të detit si dhe kushtet e oqeaneve.

Studimi tregon se  shtatë vitet e fundit,  ka të ngjarë të jenë më të ngrohtat e regjistruara ndonjëherë për shkak se gazet karbonike arritën përqendrime rekord në atmosferë. Rritja e temperaturave, nga ana tjetër, po e shtyn planetin drejt një “territori të paeksploruar”. Sipas profesorit, Petteri Taalas, ka prova shkencore tashmë se disa prej këtyre eventeve ekstreme, kanë gjurmën e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë