Loading…

Përgjegjësia e re në SHBA: Grenell edhe më ‘i frikshëm’ tani për marrëveshjen Kosovë-Serbi

  • 21/02/2020 | 22:04

Përgjegjësia e re në SHBA: Grenell edhe më ‘i frikshëm’ tani për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ambasadori i SHBA’së në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se Richard Grenell edhe pas emërimit si mbikëqyrës i agjencive të inteligjencës të SHBA’së do të vazhdoj të jetë i dërguar specila dha tani si anëtar i kabinetit do të mund të ketë edhe më shumë ndikim, transmeton Gazeta Metro.


Sipas fjalëve të ambasadorit amerikan Godfrey, i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tani do t’i përkushtohet edhe me më shumë energji kësaj sfide.

“Unë bisedova me të dje me ambasadorin Grenell, ai është shumë i kënaqur për mundësinë të vazhdoj detyrën e tij, pikërisht tani kur si anëtar i kabinetit ndoshta do të ketë edhe më shumë ndikim që ja mundëson të përkushtohet edhe me më shumë energji kësaj sfide” tha ambasadori Godfrey në Kragujevac.

Ambasadori Amerikan Godfrey gjatë vizitës së tij në qytetin serb Kragujevac, siç kishte bërë ambasadori Grenell, theksoi zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Kujtojmë se Grenell ka kërkuar heqjen e taksës dhe mos vendosjen e asnjë mase nga ana e Kosovës për Serbinë, në mënyrë që marrëveshja mes dy vendeve të arrihet dhe të ju jepet fund problemeve mes popujve../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë