Loading…

Përgjigja e ‘çuditshme’ e Ramiz Kelmendit, një gjë s’e lejon në ETC

  • 01/05/2018 | 12:34

Përgjigja e ‘çuditshme’ e Ramiz Kelmendit, një gjë s’e lejon në ETC

Pronari i kompanisë Elkos Group, Ramiz Kelmendi, i cili njëherësh është edhe deputet i Kuvendit (LDK), duke folur për të drejtat e punëtorëve dhe organizimin sindikal brenda firmës së tij, ka thënë se ato mund të ndodhin, por jo duke e dëmtuar imazhin e kompanisë.


Kompania Elkos Grup e cila ka mbi 3 mijë punëtorë, aty nuk ka sindikatë. Megjithatë, Kelmendi thotë se nuk e pengon krijimin e sindikatës në mënyrë ligjore, dhe që respekton të drejtat e punëtorëve.

Por sipas tij, nuk duhet të ketë sindikatë që dëmton imazhin e kompanisë.

“Mënyra e organizimit sindikal është dashur të ishte një organizim i sinqertë sindikal, që luan vërtet rolin e interesave të punëtorëve, nuk do ishte problem”, ka thënë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

“Por, ne e dimë që një pjesë e organizimit sindikal i mbron punëtorët dhe interesat e veta dhe kjo në një mënyrë po dëmton imazhin e organizimit sindikal nëpër firma”, tha shtuar Kelmendi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë