Gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin-1934, një gazetar anglez i drejton At Gjergj një pyetje ironike dhe fyese njëkohësisht, duke i thënë se shqiptarët njihen si hajdutë, ndërsa Fishta i ishte përgjigjet me modesti, duke i kujtuar se edhe Londra ka hajdutë po ne nuk i identifikojmë të gjithë anglezët të tillë, transmeton Gazeta Metro.
“Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë”! Si e komentoni ju këtë”, i ishte drejtuar gazetari Gjergj Fishtës.
“Ashtu na ka dalë nami ore zotëri une kam parë sesi vidhet një Bankë në Londër në mes të ditës, dhe askush në Shqipëri nuk mendon se të gjithë anglezët janë hajdutë. Shqiptari edhe nese vjedh këtë e bën nga halli i madh, ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”, i qe përgjigjur Fishta
Kujtojmë se At Gjergj Fishta ishte një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet./gazetametro.net