Loading…

Përgjimi: Nagavci, Vjosa Osmani s’do të ketë deputetë

  • 19/01/2021 | 18:28

Përgjimi: Nagavci, Vjosa Osmani s’do të ketë deputetë

Në një audio-incizim, ish-nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, dëgjohet duket folur në një takim të brendshëm partie për Vjosa Osmanin.


Në këtë audio-incizim të publikuar nga Indeksonline, ajo dëgjohet duke u ankuar se Vjosa nuk ka ekip, dhe vetëm mundet ndonjë votë të shoqërisë civile me marrë por pjesën tjetër do ta përfitoj në kurrizë të VV-së.

Kjo është biseda e saj me anëtarët e VV-së në një takim:

Arbërie Nagavci: Unë mendoj që Vjosa ka me bo, nuk e bën me këta. Nuk ka me pasë deputetë. Kjo ka me pasë ma shumë të tjerë. Qita këshilltarët e vet që i ka, ekipin. Tash i ka 10, 15 vetë. I ka, i ka Vjosa.

X: Po, po. Duhet me pasë ky këshilltari. Po Fatoni osht, ka bazë elektorale.

Arbërie Nagavci: Për shembull, Fatoni munet me i marrë pjesët e LDK-së.

X: Po, edhe këta drejtorat që i kanë.

Arbërie Nagavci: Këta tjerët mujnë me e marrë përgjegjësinë, mujnë me marrë votë të OJQ-ve për shembull, të qytetarëve. Vjosa merr vet,…prej nesh. Kush vjen me ne, krejt marrin vota.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë