Loading…

Përgjysmimi i Qeverisë, zotim i kamotshëm elektoral

  • 21/09/2019 | 08:07

Përgjysmimi i Qeverisë, zotim i kamotshëm elektoral

Përgjysmimi i numrit të ministrive po vazhdon të jetë premtim i partive politike tash e disa vjet me radhë.


Ndonëse deri më tash një gjë e tillë ka mbetur vetëm zotim i politikanëve, LDK-ja dhe LVV-ja kanë ritheksuar së fundi se do ta realizojnë një plan të tillë posa të vijnë në pushtet. Ani pse tashmë ekziston një draftligj për Qeverinë, përfaqësuesit e shoqërisë civile mbeten skeptikë për jetësimin e këtij opsioni, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Në kuadër të premtimeve parazgjedhore partitë politike kanë nisur të zotohen se do ta zvogëlojnë numrin e ministrive nga 21 sa janë aktualisht në 12 sosh. Dy partitë që në legjislaturën e fundit kanë qenë në opozitë, LDK-ja e LVV-ja, po deklarohen të bindura se ndër veprimet e para që do t’i ndërmarrin, në rast se vijnë në pushtet, do të jetë pikërisht ky hap, zvogëlimi i numrit të dikastereve qeveritare.

Në anën tjetër, zyrtarë të qeverisë në largim, të cilët kanë drejtuar Komisionin për Hartimin e Projektligjit për Qeverinë, kanë thënë se opsioni për funksionimin e Qeverisë me 12 dikastere është propozim i tyre. Në kuadër të kësaj, ata kanë pohuar se Projektligji për Qeverinë është zgjidhja e plotë e parimeve dhe kufizimeve të qeverisë dhe kulmi i reformës në administratën publike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë