Mesfushori me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, është uruar nga bashkëlojtarët e tij te Arsenal pasi u shpall lojtari më i mirë i vitit 2022 në Zvicër, transmeton Gazeta Metro.
Reprezentuesi zviceran përveç paraqitjeve të shkëlqyeshme me ‘Topçinjtë’, pati paraqitje të mirë edhe me Zvicrën në katër ndeshjet e Kupës së Botës.
Ai pasi u zgjodh lojtari i vitit në Zvicër përmes një postimi në Instagram u shpreh falënderues për mbështetjen ndaj tij.
”Shumë krenar që jam shpallur lojtari i vitit në Zvicër. Faleminderit shumë për mbështetjen me të vërtetë do të thotë shumë,” shkroi ai.
View this post on Instagram
Shokët e tij të skuadrës u përgjigjën shpejt duke ia uruar çmimin 30-vjeçarit.
Oleksandr Zinchenkoi shkroi: ”Urime vëlla”, ndërsa Thomas Partey shtoi disa ’emoji’ me zemër dhe zjarr.
Drejtori sportiv i Arsenal, Edu gjithashtu postoi një ’emoji’ me duartrokitje, kurse Pablo Mari, i cili është i huazuar te Monza shkroi: ”Çfarë lojtari”.
Megjithatë, urime më i veçantë ishte i sulmuesit, Breel Embolo. Futbollisti me prejardhje nga Kameruni shkroi në gjuhën shqipe “perhaj” (për hajr). (https://www.easyvet.com/)
Xhaka këtë edicion ka startuar në të 19 ndeshjet e Premier League, duke pasur merita të mëdha që skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta është në krye të tabelës.
Ai në të gjitha garat ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /gazetametro.net