Loading…

Përkrahja 3 milionëshe për komunitetet, Kurti thumbon Rakic duke e lavdëruar Rasicin

  • 19/09/2023 | 16:07

Përkrahja 3 milionëshe për komunitetet, Kurti thumbon Rakic duke e lavdëruar Rasicin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashic, kanë nënshkruar sot një marrëveshje prej tre milionë eurove që do të ndihmojë financiarisht biznesmenët nga radhët e komuniteteve në Kosovë.


Kurti ka thënë se një punë e tillë është meritë ekskluzive e ministrit Nenad Rashic, duke shtuar se vetë ka qenë kryeministër edhe vitin e kaluar, por që punë të tilla kërkojnë ministra si Nenad Rashiq.

Kjo deklaratë e Kurtit duket se ka qenë edhe thumb për ish-ministrin Goran Rakiq, i cili ka braktisur detyrën në fund të vitit të kaluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat

“Unë kam qenë kryeministër edhe vitin e kaluar, por kjo punë dhe ky rezultat e do një ministër si Nenad Rashiq që të realizohet”, ka thënë Kurti.

Ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës fillimisht ishte emëruar kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili kishte braktisur postin e tij në nëntorin e vitit të kaluar kur serbët kishin vendosur të lëshojnë institucionet qendrore, gjykatat dhe Policinë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Pas kësaj, Kurti e ka zëvendësuar atë me Nenad Rashiqin të cilin më 1 dhjetor 2022 e ka emëruar Ministër për Kthim dhe Komunitete.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë