Loading…

Përkthyesi i RTS serb s’përmbahet e qesh në fund të fjalimit të Vucic në OKB

  • 22/09/2022 | 18:41

Përkthyesi i RTS serb s’përmbahet e qesh në fund të fjalimit të Vucic në OKB

Përkthyesi serb i televizionit publik serb RTS nuk i pëlqeu fjalimi që presidenti serb Aleksandar Vucic mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së të mërkurën si duket, transmeton Gazeta Metro.


Ishte pikërisht në fund të fjalimit kur sipas raporteve të mediave serbe përkthyesi i doli gazi me të qeshura që s’arriti t’i fshehte.

Ai pikërisht në fund të fjalimit të Vucic, të cilët presidenti serb i mbyll zakonisht me parullën ‘Rrnoftë Serbia’,  i plasi gazi.

Vucic ishte njëri prej liderëve që ishte ftuar të mbahej fjalim në OKB ku kishte folur për situatën në Ukrainë, ku e kishte tentuar ta krahasojë me Kosovën dhe kishte përsëritur klishetë e tij të zakonshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë