Loading…

Përkundër mbështetjes së ShBA’së dhe përfitimeve ekonomike, ‘Open Balkan’ refuzohet nga Qeveria Kurti

  • 03/11/2021 | 16:19

Përkundër mbështetjes së ShBA’së dhe përfitimeve ekonomike, ‘Open Balkan’ refuzohet nga Qeveria Kurti

Nisma ‘Open Balkan’ si iniciativë e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, po vazhdon të refuzohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkundër që ShBA’të janë shprehur në mbështetje të kësaj nisme. Edhe njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë që Kosova do duhej të ishte pjesë e kësaj nisme që ta thotë të vërtetën e saj e jo të heshtë, shkruan Gazeta Metro. 


Kësaj nisme nuk i është bashkuar ende Kosova, pavarësisht se ky proces tashmë ka marrë edhe mbështetje ndërkombëtare nga SHBA dhe BE duke mos qëndruar thjeshtë si një ide e disa liderëve ballkanik.

Ish-kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, duke e komentuar nismën “Open Ballkan” kishte deklaruar se mbështetë tregun e përbashkët rajonal.

“Mbështes projektin e tregut të përbashkët rajonal, 4 marrëveshjet. Disa nuk janë bashkuar ende, sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst aq më i fuqishëm do jetë procesi i Berlinit”, ishte shprehur Merkel.

Por jo shumë ditë më parë, i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka dhënë mbështetje të fortë dhe eksplicite kësaj nismeje teksa ka shpresuar në përfshirjen edhe të shteteve të tjera.

“Ne përkrahim të gjitha iniciativat që krijojnë bashkëpunim ekonomik mes shteteve, tri shtetet që e kanë filluar iniciativë (Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut) na kanë siguruar se iniciativa “Open Balkan” është e hapur për të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ne ju besojmë, por në fakt iniciativa nuk do të jetë e sukesshme pa përfshirjen edhe të tri shteteve tjera tjera(Kosova,Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi)”, ka thënë ai.

Tutje Escobar ka shprehur qëndrim ndryshe nga ai i skeptikëve të kësaj nisme, duke thënë se kjo nismë dhe “Procesi i Berlinit” nuk janë në kundërshtim por plotësojnë njëra-tjetrën, si dhe nga ky proces do të mundësohej investimi ekonomik amerikan.

“Ne mendojmë që “Open Balkan” dhe poashtu “Procesi i Berlinit” janë komplementar dhe mendojmë që çdo iniciativë që sjell njerëzit së bashku do të krijojë mundësi dhe ne përkrahim të gjitha përpjekjet për të bashkuar shtetet ekonomikisht. A duhet të ketë ekonomi të hapur për të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit me 20 milionë njerëz, kjo do të ishte mjaft e frytshme për investitorët amerikanë kështu që ne duam të inkurajojmë investime amerikane në rajon”, ka thënë Escobar

Pavarësisht nga kjo mbështetje perëndimore, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar ashpër këtë projekt, duke e quajtur si projekt të lindjes dhe Federatës Ruse.

“Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, ka thënë Kurti.

Edhe Minstrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka kundërshtuar këtë nismë duke e quajtur si të rrezikshme.

“Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të mini-Shengenit, e që nga dita e djeshme, Ballkanit të Hapur, e konsiderojmë si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët, si rajon, drejt BE-së, dhe përçimi i këtij mesazhi ne konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë gjatë procesit tonë të integrimit”, kishte deklaruar Gervalla.

Sa i takon qëndrimit të diplomatit amerikan, Gabriel Escobar, lidhur me ‘Open Balkan’, Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një prononcim për Gazetën Metro e ka mbështetur këtë pozicion duke thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë shtete të vogla dhe veç e veç s’janë atraktive për investime të mëdha ndërkombëtare.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pakontestuar dhe në këtë drejtim duhet të merren parasysh rekomandimet e tyre për tërheqjen e investimeve të jashtme. Jemi shtete të vogla dhe të ndara veç e veç nuk jemi atraktive për investime të huaja”, tha Gërxhaliu.

Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka komentuar mospjesëmarrjen e Kosovës në nismën ‘Open Balkan’, ku ka thënë se Kosova do të duhej të ishte pjesë e kësaj nisme që ta thotë të vërtetën e saj.

“Partneriteti me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pakontestuar dhe në këtë drejtim Kosova duhet të bëhet pjesë e këtyre iniciativave dhe ta thotë të vërtetën e saj që Kosova nuk refuzon iniciativa rajonale por kërkon të jetë e barabartë dhe në këtë drejtim heshtja është krim dhe Kosova nuk ka arsye që të heshtë”.

Ndërsa duhet theksuar se sot edhe Mali i Zi ka bërë një hap para drejtë kësaj nisme kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka pranuar që ftesën që të marrë pjesë në darkën në lidhje me iniciativën “Open Balkan”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë