Loading…

‘Perla e radhës’: Liburn Aliu fillon tani të ju tregon gazetarëve çka të hulumtojnë

  • 23/05/2020 | 12:59

‘Perla e radhës’: Liburn Aliu fillon tani të ju tregon gazetarëve çka të hulumtojnë

Lëvizjes Vetëvendosje tani ka filluar t’i mos i pëlqej as ‘Koha Ditore’ e Surroit, ndaj tyre kanë nisur të lëshojnë akuza se po hulumtojnë atë që dëshiron Shefi i PDK’së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.


Është njëri nga figurat më të rëndësishme në Vetëvendosje, deputeti Liburn Aliu, i cili po akuzon ‘Koha Ditore’ se po shkruan dhe po hulumton çështjen e Dekretit të Presidentit në formën që i përshtatet Kadri Veselit.

Aliu tani ka filluar që edhe gazetarëve të ju tregojnë se çka të hulumtojnë, madje po i lidhë hulumtimet e tyre me të Kadri Veselit.

Kujtojmë se Koha Ditore ka shkruar ditë më parë se Gjykata Kushtetuese pritet ta shpallë jokushtetues Dekretin e Thaçit për Avdullah Hotin.

Ani pse raportet e VV’së me Kohën Ditore kanë qenë të mira kohëve të fundit. Dikur, Vetëvendosje i kërkonte përgjegjësi Surroit për milionat e fituara, për takimin me Milloshevicin dhe akuzonin këtë gazetë se ka lidhje me pushtetin.

Postimi i plotë nga Aliu:

Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë.

Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër

E përsëris, po, mund të jetë koincidencë.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë