Loading…

Perlë tjetër nga Besnik ​Bislimi: Vetëvendosje nuk i ka ekspertët për t’i futur turshi

  • 09/11/2021 | 18:20

Perlë tjetër nga Besnik ​Bislimi: Vetëvendosje nuk i ka ekspertët për t’i futur turshi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Vetëvendosje (VV), nuk i ka ekspertët për t’i futur turshi, shkruan Gazeta Metro.

Në tryezën e “Raporti i BE-së për Kosovën” organizuar nga Instituti Epik dhe Komisioni për Integrime Evropiane, ai ka thënë se vetingu duhet të konsiderohet vetëm si masë e jashtëzakonshme.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se raporti i progresit i KE-së ka pasaktësi.

Mirëpo derisa u është përgjigjur kritikave të shoqërisë civile në këtë tryezë, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka emërime politike.

“Emërimi i Demushit është i politizuar. Nëse ky është ekspert i bujqësisë dhe ne e vendosim në bord të KEK-ut, atëherë është i politizuar, nuk është emëruar Demushi pse i ka shkathtësitë që kërkohen, por është emëruar për shkak të bindjeve të tij politike. Nëse ju mund të dokumentoni që ka raste të tilla të emërimeve jo për shkak të aftësive, por duhet ta kuptoni që Lëvizja Vetëvendosje i ka disa ekspertë dhe nuk i ka marrë këta ekspertë për t’i futur turshi, por i ka marrë për t’i avancuar proceset. Gjithkund ku ne mendojmë që ekspertët tanë mund t’i avancojnë proceset, do të jemi të lumtur nëse mundemi t’i përdorim në atë drejtim, por kjo nuk hyn në kategorinë e emërimeve politike”, ka thënë Bislimi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë