Loading…

Përleshen ithtarët e Enver Hoxhës dhe qytetarët në varrezat e Dëshmorëve

  • 05/05/2018 | 11:32

Përleshen ithtarët e Enver Hoxhës dhe qytetarët në varrezat e Dëshmorëve

Ithtarë të diktatorit Enver Hoxha, të cilët kanë shkuar në Varrezat e Dëshmorëve për të bërë homazhe në kuadër të ditës së dëshmorëve, janë përplasur me një grup qytetarësh. Shkak është bërë pikërisht Enver Hoxha.


Ithtarët e diktatorit kanë brohoritur “Rroftë Enver Hoxha”, ndërsa një tjetër qytetar ka reaguar ““Enver Hoxha te q.. r…”

Kaq ka mjaftuar që të krijohet një përplasje mes ithtarëve të Enverit dhe grupit të qytetarëve, duke çuar në një konfrontim fizik mes palëve, përcjel syri.net

Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa persona, ndërkohë që kurorat me lule të vendosura pak më herët nga drejtuesit më të lartë të shtetit mësohet se janë prishur.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë