Loading…

Përleshën keq Cara Delevingne dhe Justin Bieber

  • 21/02/2020 | 23:50

Përleshën keq Cara Delevingne dhe Justin Bieber

Cara Delevingne i është kundërpërgjigjur këngëtarit Justin Bieber pasi ai tha që ajo ishte më pak e preferuara e tij nga miqtë e gruas Hailey, gjatë një loje në James Corden’s The Late Show.


Gjatë një postimi modelja, 27 vjeç, i kërkoi këngëtarit, 25 vjeç, ta zhbllokonte nga Instagrami dhe deklaroi se ai do ta bënte nëse nuk do të kishte hatërmbetje mes tyre.

Justin u detyrua që gjatë emisionit të rendiste Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe Cara Delevingne ose përndryshe duhej të hante një ushqim të neveritshëm.

“Unë e njoh më së miri Kendall-in, kam kaluar kohën më të madhe me Kendall, ajo është një mikja e mirë e jona. Unë kam kaluar shumë kohë me Gigi-n por nuk kam kaluar shumë kohë me Cara-n”, shpjegoi Justin.

Këngëtari shtoi se nuk ka asgjë kundër tyre, thjesht me disa ka marrëdhënie më të mira.

Pas kësaj deklarate ka reaguar modelja e cila ka zbuluar faktin se nuk i ka marrëdhëniet e mira me këngëtarin:

“Nëse nuk ke asgjë kundër meje atëherë përse nuk më bën unblock? Të dua Hailey Biber, ai duhej ta kishte ngrënë penisin e demit”, shkruan Cara.

 

 

View this post on Instagram

 

Now vs. Then If you have nothing against me, then why don’t you unblock me? Love you @haileybieber – he should have just eaten the bull penis.

A post shared by Cara Delevingne (@caradelevingne) on

Megjithëse Cara nuk përmendi arsyen pse Justin e bllokoi atë, dyshja pati një përplasje verën e kaluar kur këngëtari mbrojti menaxherin e tij Scooter Braun në mes të grindjes së tij të vazhdueshme me Taylor Swift.

Në korrik, Cara iu bashkua listës në rritje të artistëve që dolën në mbrojtje të Taylor pasi këngëtarja tha se  Scooter e kishte tallur atë para se të blinte albumin e saj të vjetër të muzikës.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë