Në fshatin Shirokë të Suharekës janë përleshur me armë dy persona mes vete, transmeton Gazeta Metro.
Policia e Kosovës ka arritur t’i arreston dy personat që kishin shtënë me armë zjarri mes vete, po ashtu ka konfiskuar një armë gjysmëautomatike.
Deri te kjo përleshje mes këtyre dy personave ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K-Shqiptar kanë shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja dhe një armë gjysmëautomatike. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./gazetametro.net