Loading…

Përleshje me thika në Hajvali, një person plagoset arrestohen dy të dyshuar

  • 10/12/2021 | 23:35

Përleshje me thika në Hajvali, një person plagoset arrestohen dy të dyshuar

Një person ka mbetur i plagosur në Hajvali pas një përleshjeje fizike me një person tjetër.


Viktima është plagosur nga një mjet i mprehtë, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 22:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë