Ka ndodhur një incident në mes të deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës.
E tëra ka ndodhur kur deputeti Sllobodan Petroviq ka hyrë në një takim urgjent të cilin e ka thirrur Lista Serbe duke i thënë kryetari të kësaj liste, Slavko Simiq dhe zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq se janë mashtrues .
Petroviq poashtu ka refuzuar të dalë nga takimi në të cilin ka thënë se nuk është i thirrur derisa me fjalë e kanë kërcënuar njëri-tjetrin
Në këtë rast, Petroviq nuk e ka lejuar as rojen e Simiqit që të ndërhyjë, njofton Klan Kosova.